22-vjeçari norvegjez është më mire se Messi e Ronaldo
Erling Haaland nuk ndalet me fanellën e Manchester City. Me golat e realizuar në fitoren 4 – 1 ndaj Southampton sulmuesi norvegjez arriti kuotën 200 gola në karrierë të realizuar në 244 ndeshje.
Me këtë ecuri ai është më mirë se Messi e Cristiano Ronaldo të cilët në moshën 22 vjeçare kishin realizuar respektivisht 120 dhe 85 gola. Më mirë se Haaland janë brazilianët Pele, Ronaldo, Eusebio, Neymar dhe legjenda Hungarisë, Ferenc Puskas.
Vetëm në këtë sezon të Premier League, Erling Haaland numëron 30 gola në 27 takime. Rekordi për këtë kampionat mbahet nga Mohamed Salah në sezonin 2017-2018 me 32 gola. Kur kanë mbetur edhe 9 sfida për Manchester City kjo shifër është lehtësisht e kalueshme për një futbollist si Haaland.
Tv Klan