Grupi i zjarrit në BDI, i drejtuar nga disa prej themeluesve dhe funksionarëve të lartë të kësaj partie, si Izet mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Nevzat Bejta e të tjerë, do të vazhdojnë edhe kësaj jave me takimet me anëtarësinë, përcjell KlanM.
Kësaj radhe takim do të realizojnë me qytetarët e Hasanbegut.
“Ju njoftojmë se nesër (𝟬𝟵.𝟬𝟮.𝟮𝟬𝟮𝟯), në ora 𝟭𝟵:𝟬𝟬 do të jemi bashkë në Hasanbeg, për të realizuar takimin e radhës me strukturat e BDI-së dhe banorët e Hasanbegut”, thuhet në njoftimin e grupit të të pakënaqurve në BDI./KlanMacedonia