“Grupi i zjarrit” publikon listën: U shkarkuan nga BDI sepse kishin mendim ndryshe

Në BDI po shkarkohen të gjtihë ata që kanë mendim ndryshe, është konstatimi i të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”. Në një reagim për media, nga ky grup thonë se po realizohet kërcënimi i artan Grubit, përcjell klan Macedonia.

“Treni i Artan Grubit dhe kërcënimi i drejtpërdrejtë për eleminimin politik të gjithë atyre që mendojnë ndryshe brenda BDI-së, u realizua në mënyrën më brutale të mundshme, njejtë siç shkarkoheshin brenda nate ‘të papërshtatshmit’ në sistemin monist. Dallimi ekziston se këto shkarkime të inicuara nga inatet e Artan Grubit, u paralajmëruan nga megafonat e tij, portalet shpifëse, të korruptuara me paratë e qytetarëve që asnjëherë nuk e votuan Grubin. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani një kuadër model i BDI-së që solli sa e sa fitore në Gostivarin e humbur me kampanjën SRMN të Artan Grubit, u shkarkua pa asnjë vërejtje në detyrën e tij. Resmi Ejupi, Adnan Ejup, shumë drejtorë klinikash, siç janë Alajdin Memedi, Besim Koka, Aziz Maksuti, Qamil Kovaçi, pastaj Fikri Aliti, Migjen Selmani, Nehat Nuhiu, Ajrulla Mustafa e të tjerë, u shkarkuan vetëm pse menduan ndryshe, pa asnjë arsye për lëshime eventuale në detyrat e tyre”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim thuhet se të gjithë të shkarkuarit kanë paralajmëruar me kohë se Artan Grubi, sipas tyre, ka synim ta shkatërrojë BDI-në./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share