Fraksioni brenda BDI-së i ashtuquajtur “Grupi i zjarrit” ka reaguar pas komunikatës së partisë në të cilën pas mbledhjes së djeshme shprehej keqardhje për vetpërjashtimin e pesë anëtarëve të Kryesisë qëndrore të partisë. Nga Grupi i zjarrit shprehin indinjatë dhe zhgënjim të thellë në lidhje me vendimet e ndërmara nga kryesia, siç thonë në mbledhjen tinëzare, ndërsa shtojnë se epilog i i asaj mbledhje ka qenë manipulimi i opinionit publik përmes lojës së fjalëve.
“1. Nuk jemi vetëpërjashtuar por kemi lëshuar mbledhjen në shenjë proteste si pasojë e mos pajtueshmërisë dhe manipulimit të statutit të partisë.
2. Nuk jemi ftuar në mbledhjen e partisë si anëtar të Kryesisë, që paraqet shkelje të statutit dhe detyrimeve ligjore të organeve të parties,
3. Ky lloj kryesimi me organin partiak është arbitrar dhe jo demokratik.
4. Antarët e Kryesisë përzgjidhen nga Këshilli i Përgjithshëm dhe vetëm ai mund ti shkarkon përmes proceduarave ligjore statutore.
Kërkojmë që të ndërpritet manipulimi i opinionit publik përmes fjalëve, ti kushtohet vëmendje serioze mospajtimeve brenda partiake, si pasojë e përdhosjes së demokracisë, meritokracisë dhe statutit partiak.
Qëndrojme stoik në bindjet tona që BDI të mban pergjegjesi për origjinën e saj, historinë, vlerat demokratike dhe shpirtin unifikues, vlera këto që e kanë mbajtur fitues absolut të dy dekadat e fundit.
Si fraksion do të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike, politike dhe meritokratike për të ruajtur dhe konservuar vlerën dhe kontributin e të gjithë shqiptarëve që nuk kanë rreshtur të mbeshtesin dhe çojnë në fitore absolute formacionin politik të UÇK-së, të emeruar si Bashkimi Demokratik për Integrim”, thuhet në reagimin e fraksionit të Bashkimit Demokratik për Integrim i njohur ndryshe në opinion edhe si grupi i zjarrit. /KlanMacedonia