Grupi i Punës: Miratohet rregullorja – definohet fokusi i ndryshimeve Kushtetuese

NIKOLLOVSKA: MANDATI YNË ËSHTË PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE

Grupi punues për përgatitjen e Propozim-Iniciativës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë, në seancën e sotme njëzëri e miratoi Rregulloren e punës, njofton KlanM.

Kryetarja e këtij grupi punues, Margarita Caca Nikollovska tha se, rregullorja është e mirë dhe paraqet bazë të mirë që jepe mundësi për punë, pa hyrë në diskutime që do ta zvarritnin punën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sa i përket afatit kohor se kur pritet të jetë gati iniciativa për ndryshimet kushtetuese, ajo tha se nuk është përcaktuar ndonjë kornizë kohore, megjithatë theksoi se, nuk ka shumë kohë.

“Ne nuk kemi përcaktuar afate, megjithatë ajo që është e rëndësishme është se duhet të merren parasysh absolutisht të gjitha mundësitë që duhet t’i shfrytëzojmë që bashkësia ndërkombëtare të mund të vazhdojë të punojë në pajtueshmëri me agjendën e saj” – tha Margarita Caca Nikollovska.

Anëtari i Aleancës për Shqiptarët në këtë grup punues, Remzi Memedi, sic njofton KlanM, para fillimit të seancës deklaroi se, do të përpiqen që në rend dite në diskutimin e ndryshimeve kushtetuese, të vendosin edhe çështjen e gjuhës shqipe. Megjithatë, Nikollovska tha se, prioritet janë ndryshimet kushtetuese.

“Tani për tani jo është diçka që duhet të përfundojë fillimisht, të përgatite draft dokumenti, t’i dorëzohet propozuesit i cili më tej do ta dorëzojë në Kuvend dhe këtu veçmë është në pyetje segmenti politik. Mandati ynë nuk është mandat i pakufizuar, mandati ynë është në këtë drejtim, vendimi i ministri që përfshin konkluzionet e Kuvendit, obligimet e ndërmarra ndërkombëtare dhe vendimi i Qeverisë” – tha Margarita Caca Nikollovska.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, në korrik të vitit të kaluar miratoi me shumicë votash konkluzionet që dalin nga propozimi evropian. Kjo i hapi rrugë mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në. Megjithatë, me këtë propozim, shteti ndërmori obligim që të përfshijë komunitetin bullgar në Kushtetutë, në mënyrë që të mund të hap kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share