Grubi-VLEN-it: Ju nuk keni takat! As dije e as guxim, por e keni mëshirën e VMRO-së!

Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ka reaguar ndaj akuzave të VLEN-it se BDI është e përfshirë në incidentet e 28 Nëntorit.

Grubi shkruan se VLEN-in në qeveri e mban mëshira e VMRO-së, ndaj janë aty për tu nënshtruar dhe shërbyer.

Ai më tej shton se pret kërkim falje për deklaratat e thëna, ndryshe do të padisë.

Reagimi i plotë:

Ju nuk keni takat! As dije, e as guxim, por me më rendësi se çdo gjë, nuk e keni vullnetin e shqiptarëve, por e keni mëshirën e VMRO-së dhe dëshirën tuaj për tu nënshtruar dhe për t’ju shërbyer.

Unë dënoj dhunën dhe djegien e flamujve, ashtu siç dënoj edhe nxitjen institucionale të tensioneve dhe drejtësinë selektive monoetnike si dhe demantoj në formën më të ashpër të mundshme çdo ndërlidhje timen monstruoze dhe propaganduese me ngjarjet e 28 nëntorit.

Turpin që ia keni sjell vetës dhe familjeve tuaja nuk ua mbulon asnjë shpifje, prandaj, në përputhje me ligjin, pres kërkim faljeje nga shpifësi brenda 24 orëve, ndryshe, do ta padis që tia zbuloj gënjeshtrat, të cilat i kanë përditshmëri. /tvklan.mk

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share