Grubi: Vendimet e mëdha sillen nga politikan të përgjegjshëm që nuk mendojnë për veten por për nipërit dhe mbesat e tyre

Në mbledhjen komemorative të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Kuvend, me rastin e 11 Korrikut – Ditës së përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë zv.Kryeministri i parë Artan Grubi tha se do të zgjedhim çdo pengesë për të zhbllokuar procesin e negociatave për antarësimin e vendit në BE. Grubi potencoi se është i gatshëm të votoj kundër çdo propozimi që cënon identitetin e bashkëqytetarëve tanë maqedon. Sipas tij vendimet e mëdha mirren nga politikan të përgjegjshëm që nuk mendojnë për zgjedhje të ardhshme apo për veten por mendojnë për fatin e niprave dhe mbesave të tyre raporton KlanM.

Në këtë vend bashkë i vulosëm gjitha themelet e barazisë ndërmjet komuniteteve në vend nëpërmjet miratimit të marrëveshjes së Ohrit  dhe pastaj hapëm rrugën për anëtarësim në NATO nëpërmjet marrëveshjes se fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe u bëmë pjesë e Nato-së e mbyllëm edhe kontestin me Serbinë nëpërmjet avtoqefalisë së Kishës Ortodokse dhe jemi të bindur që do ta zgjedhimë edhe pengesën e fundit që do të zhbllokojë antarësimin tonë në BE.

Gjithmonë dhe pa asnjë dilemë duke respektuar identitetin e plotë të bashkëqytetarëve tanë maqedonas unë jam i pari do të  votoj kundër për  çdo propozim që  cënon identitetin e bashkëqytetarëve tanë maqedonas me çfarë do qoftë [mimi por kur jam i bindur në të kundërtën se çfarë do kompromisi e mbron identitetin e bashkëqytetarëve tanë maqedon do duhet të kemi guximin që bashkarisht  të mendojmë për gjeneratat e ardhshme e jo për zgjedhjet e ardhshme vendimet e mëdha duhet të sillen nga politikan të përgjegjshëm të cilët nuk mendojnë për veten por mendojnë për nipërit dhe mbesat e tyre ne popujt e Ballkanit e kemi në dorë fatin e ardhmërisë dhe duhet të shkojmë përpara që të ndërtojmë bashkë frytet e zhvillimit./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share