Zëvendëskryeministri dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka takuar sot Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Angela Aggeler.
Siç thonë nga kabinet i Grubit, në takim është diskutuar mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese, integrimin e vendit në Bashkimin Europian, reformat në vend, situatën politike si dhe procesin e vetingut.
“Funksionimi i koalicionit qeveritar u vlerësua cilësor dhe Grubi theksoi se rruga europiane kërkon një front të përbashkët të të gjitha forcave progresive, derisa SHBA-të mbeten të përkushtuara fuqishëm në mbështetje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e reformave për të mundësuar një demokraci funksionale dhe të qëndrueshme. Gjatë takimit është diskutuar edhe për propozimin e vetingut që duhet të përfshijë të gjithë, që nga figurat politike, gjykatësit, dhe prokurorët si formë e luftës kundër korrupsionit dhe veprim që garanton kontroll thelbësor të funksionerëve para se të zgjidhen në detyrë”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga kabineti i Grubit./KlanMacedonia