Grubi sfidon VMRO-DPMNE-në: Së pari ndryshimet Kushtetuese, më pas zgjedhje

VMRO-DPMNE: S`KA NDRYSHIME KUSHTETUESE PA U PYETUR POPULLI

Qeveria ia hedh dorezën opozitës. Oferta, sic njofton KlanM, është që në seancë të njëjtë parlamentare të votohen ndryshimet kushtetuese dhe menjëherë të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këtë për Kanal 5 e ka deklaruar Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi.

“Ja një ofertë Live. E di se me këtë do të pajtohen edhe Kryeministri dhe lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe Ali Ahmeti nga BDI-ja. Shkojmë në seancë parlamentare me dy pika të rendeit të ditës. Pika e parë – ndryshimet kushtetuese dhe pika e dytë – shpërbërja e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Urdhëroni, le të hyjnë, le të votojnë – shkojmë në zgjedhje” – tha Artan Grubi.

Artan Grubi nuk ka mandat për ndryshimet kushtetuese pa u pyetur populli në zgjedhje – thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

“Pozicioni i tyre së pari ndryshime kushtetuese e më pas zgjedhje do të thotë bien poshtë gënjeshtrat e tyre se kanë shumicë për ndryshimet kushtetuese. Për rrëfimet e Grubit, se tjetër flitet në opinion kurse tjetër gjë para ambasadorëve është mirë që Grubi të tregojë se kush janë ata ambasadorë dhe ata të japin mendimin e tyre për këto qëndrime të rreme të Grubit” – deklaroi Marija Miteva, VMRO-DPMNE.

Sipas opozitës maqedonase, sic percjell KlanM, Artan Grubi është nervoz për shkak se, sic thonë po afrohet fundi I tij politik. VMRO-DPMNE shprehet e prerë se nuk vlen rregulli fituesi me fituesin.

“Rregulli fituesi me fituesin përfundoi në atë moment kur Ali Ahmeti vendosi ta bëjë qeverinë me Zoran Zaevin. Ky rregull këtu ka përfunduar dhe është kategori që I takon historisë. Askush s`ka të drejtë morale ta shtrojë këtë kërkesë. Nëse këtu e sheh BDI-ja shpëtimin, themi qartë se amnisti për krime nuk do të ketë” – tha Marija Miteva.

Grubi në intervistën për Kanal 5 shkoi edhe një hap më tej, sic njofton KlanM, duke pohuar se në VMRO-DPMNE ekzistojnë deputetë që do të votonin ndryshimet kushtetuese, për shkak se nuk pajtohen me politikën e izolimit.

Sipas tij, së paku në pesë-gjashtë raste nga VMRO-DPMNE-ja është thënë se nëse marrin pushtettin do të votojnë për ndryshimet kushtetuese. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share