Nga studio e Klan Debat, Artan Grubi i BDI-së ka parashtruar disa pyetje si sfidë për opozitën shqiptare, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit.
“Ne jemi të gatshëm të jemi në opozitë, të jemi prijësit dhe luftëtarë më të mëdhenj për ndryshimet kushtetuese edhe nga opozita. A është e gatshme opozita e përbërë nga derivatet e BDI-së ta bëjë të njejtën, e para. E dyta, a është e gatshme që në qoftë se i humb zgjedhjet me një votë më pak, që të dorëhiqen të pestët a sa janë aty, dhe të tërhiqen nga skena politike? Ja po i sfidoj!. E treta, a janë të gatshëm të pranojnë se poqëse e kanë një votë se BDI, që është parim i shkruar, i pashkruar, është kod shqiptar, thelbi i Badenterit, që shqiptarët do të përfaqësohen nga partia më e madhe shqiptare. A janë të gatshëm ta bëjnë këtë? A e kanë atë guxim?”, u shpreh Grubi./tvklan.mk