Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin ‘Studio 10” në Tv24 deklaroi se Samiti i OSBE-së kthen qytetin e Shkupit në kryeqendër të politikës globale, sepse bëhet fjalë për një organizim madhor.
Grubi sqaroi ndër të tjera dhe disa nga temat kyçe që pritet të diskutohen, duke potencuar se nga qyteti i Shkupit gjithmonë janë dhënë mesazhe paqeje dhe stabiliteti.
“Jemi vend anëtar në NATO, na takon të kemi një samit të sukseshëm të mirëorganizuar, ndaj tashmë salla për Samitin e OSBE-së është e përshtatur sipas nevojave, institucionet janë të gjitha të gatishmëri që kjo ngjarje të shkoj siç duhet. Shkupi po kthehet në kryeqendër të diskutimeve globale, për tema të rëndësishme si konflikti Rusi-Ukrainë, Kosovë-Serbi, stabiliteti i paqes në rajon etj. Maqedonia e Veriut njihet si vend që gjithmonë ka dhënë mesazhe paqë, nisur nga Marrëveshja e Ohrit në vitin 2001, Marrëveshja tjetër Kurti-Vuçiq e tashmë dhe Samiti i OSBE-së, ndaj duhet që kryeqyteti jonë të jetë në shërbim maksimal ndaj këtij evenimenti”, deklaroi Grubi.