Artan Grubi përmes rrjetit social facebook njofton se nga dita e hënë në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të ketë vetëm një pikë kontrolli.
“Në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, me kënaqësi të madhe ju njoftoj që nga dita e hënë, me 31 korrik 2023, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona. Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh”, ka shkruar Grubi.