Grubi: Qeverinë e formon Ali Ahmeti – mandatin e ardhshëm synojmë formimin e Qeverisë!

LEONARD KËRQUKI – “PRESSING”

“Cili është parashikimi juaj? Kush e bën Qeverinë e ardhshme të RMV-së?

-Ali Ahmeti.

Me kë?

-Ali Ahmeti me cilin ta zgjedh ai.

Me kë ta zgjedh ai apo kush ta zgjedh?

Kësaj pyetjeje Grubi iu përgjigj me zhvillimet paszgjedhore në Maqedoni rreth formimit të Qeverisë, kur BDI-ja ishte përcaktuese se kush do ta drejtojë Qeverinë, LSDM-ja apo VMRO-DPMNE-ja.

Por, sipas Grubit, tashmë integristët kanë synime tjera.

“Tash me Frontin Evropian. Ne synojmë që ndoshta jo këtë mandat, por mandatin tjetër ta kërkojmë – mandatin për formimin e Qeverisë, jo për të qenë partner koalicioni, por për të qenë udhëheqës i Qeverisë, jo më 100 ditë” – tha Artan Grubi.

Gjatë “Pressingut” nuk u anashkalua as tema rreth implikimit të LVV-së dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Zgjedhjet në RMV.

“Partia në pushtet në Kosovë – LVV, po merr pjesë në zgjedhjet në RMV. A po e shihni këtë si kujdes të Kosovës? – tha Ilir Mirena.

“Ai ka pas ndërhyrje këtu në Maqedoni dhe Shqipëri që nga viti 2005, 2006, 2007 e këndej, ndërsa ndërhyrjet e LVV-së dhe Kurtit në process zgjedhor në RMV nuk janë të parat. Ai mori pjesë drejtpërdrejt në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe mbante fjalime në tubimet e opozitës së atëhershme të udhëhequr nga ASH-ja dhe Alternativa” – tha Artan Grubi.

Nuk u harrua as edhe Fronti Evropian.

“Paramendoni një situatë, dikush që ka qenë në koma tash e një vjet, zgjohet dhe e sheh një koalicion të përbashkët midis Ali Ahmetit, Menduh Thaçit e Ziadin Selës?” – tha Leonard Kërquki – Pressing.

“BDI nga 14 deri 17 deputetë i nxjerrte vet. Ne s`kishim nevojë për asnjërin prej këtyre partnerëve të koalicionit, por Ali Ahmeti e realizoi ëndrrën prej vitit 2001, të cilën e kishte për 22 vjet “Frontin Evropian”, arriti ta realizojë tani, duke marrë komunitetin rom, turk, boshnjak, partitë tjera shqiptare, pse jo nesër edhe një parti politike maqedonase” – tha Artan Grubi.

Duke debatuar rreth ndikimit rus në vend dhe rajon, Zv/Kryeministri Grubi tha se Rusia ka ndikim në të gjitha sferat dhe fushat e shoqërisë, duke filluar nga Korridori 8, televizionet pro ruse, e deri tek partitë politike që mbrojnë filozofinë ruse të Putinit në Maqedoninë e Veriut. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share