Grubi priti në takim ambasadorin e ri austriak, Martin Pammer

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjët Bashkësive, Artan Grubi, ka pritur sot në takim ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Martin Pammer.

Duke diskutuar mbi marrëdhëniet miqësore dypalëshe dhe duke i uruar mirëseardhje në vend dhe sukses në kryerjen e detyrës, Grubi dhe Pammer shprehën bindje se raportet miqësore do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen.

Grubi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që vendi ynë merr nga Austria në proceset reformuese lidhur me integrimin europian dhe për dinamikën me të cilën zhvillohet bashkëpunimi mes dy vendeve në shumë fusha.

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth procesit te ndryshimeve kushtetuese dhe nevojën e ndërtimit të konsensusit shoqëror për integrim europian. Grubi nënvizoi nevojën e mbështetjes së opozitës për procesin e ndryshimit teknik të kushtetutës dhe rreshtimit shoqëror drejt Brukselit duke theksur që BE dhe SHBA nuk janë armiq të vendit tonë, por përkundrazi, të gjitha të arriturat e vendit janë arritur në partneritet dhe me mbeshtetje të SHBA dhe BE.

Grubi dhe Pammer diskutuan për marrëdhëniet ndëretnike dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit si parakusht për kohezion shoqëror dhe barazi midis komuniteteve në vendin tonë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share