Grubi: Poliklinika e Sarajit tashmë do t‘i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka njoftuar se sot ka përfunduar asfaltimi i parkingut dhe zonës rreth Poliklinikës së Sarajit.

Grubi thotë se objekti tashmë do t‘i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë për ta pajisur, në mënyrë që e njëjta të nis me punë.

“Ashtu siç edhe premtuam para 5 ditëve, ja dhe përfundimi i asfaltimit të parkingut dhe zonës përreth Poliklinikës së re në Saraj nga aneksi i kontratës së nënshkruar që nuk ishte paraparë në projektin bazë. Me këtë, përfundojnë të gjitha punimet për vendosjen në funksion të Poliklinikës në Saraj, që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Tashmë objekti do t‘i dorëzohet ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtëpisë së Shëndetit për t’i vendosur të gjitha pajisjet e siguruara”, ka shkruar mes tjerash Grubi.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share