“8 Maji mendohet të jetë data ideale për mbajtjen e zgjedheve parlamentare në afat të rregullt”, kështu deklaroi Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin ‘Studio 10” në Tv24.
Grubi shtoi se pret fitore të Frontit për Europë sepse qytetarët janë të orientuar drejt BE-së dhe jo ndaj politikave destabilizuese nën ndikimin rus.
“8 Maj mendohet të jetë data e zgjedheve parlamentare. Është mbase data me ideale për të mbajtur zgjedhjet në afat të rregullt. Javën e ardhshme pritet të kemi mbledhje të liderëve me ç’rast do të vendoset definitivisht dhe për datën e zgjedhjeve. Nuk merrem me deklaratat e VMRO-DPMNE-së për daten e zgjedhjeve sepse ato nuk e kanë problemin tek buxheti apo organizimi, por mbajnë shpresa për fitore. Nuk shqetësohen ata as për buxhet e as për qytetarë, ata shetësohen nga fitorja e Frontit Europian sepse në çdo anketë dhe në çdo dalje publike me qytetarë duket se kush janë fituesit”, deklaroi Grubi.