Grubi: Plisi është amanet, ruaje

Nën mbështetje të Ministrisë për Sistem Politik të udhëhequr nga Artan Grubi, Ansambli Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV është kremtuar “Dita e Plisit” e cila tashmë është festë tradicionale në Maqedoni dhe festohet ҫdo përvjetor të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë manifestim morri pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Nëpërmes një postimi pas manifestimit, Grubi tha se bardhësia e plisit ka ndriçuar gjithmonë rrugët tona, por, sipas tij, ndriçon edhe sot ndërgjegjen tonë kombëtare.

“Bardhësia e plisit ka ndriçuar gjithmonë rrugët tona, ndriçon edhe sot ndërgjegjen tonë kombëtare për të mos harruar kurrë se kush jemi, për të kujtuar trimërinë e qëndresën heroike të të parëve tanë për liri e dinjitet kombëtar.

Të bardha si plisi i kemi gjithmonë qëllimet kombëtare, gjysh e stërgjysh me atë plis në kokë kanë ruajtur brez pas brezi traditat e mirëfillta, indin tonë kombëtar.

Është kënaqësi që bashkë Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare përmes manifestimit kulturor “Dita e Plisit” vazhdojmë të përkujdesemi për përcjelljen e peshës së madhe të plisit si simbol i yni kombëtar ndër breza.

Plisi është amanet, ruaje!, shkruajti Artan Grubi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share