Grubi: Paralajmërimi im për një iniciativë franceze opozitës i dukej propagandë politike, ja ku jemi sot!

Zv Kryeministr i parë Artan Grubi iu ka reaguar partive opozitare të cilat disa muaj më herët kanë reaguar kundër asaj që Grubi ka thënë se do të ketë një iniciativë franceze për të tejkaluar dallimet në mes Sofjes dhe Shkupit.
Grubi sot përmes rrjeteve sociale ka shkruar se në atë periudhë opozita këto deklarata i cilsonin si të pamundura.
Postimi i plotë i Grubit:
Në fund të vitit të kaluar, akoma pa nisur e pa u ditur gjë, në mediat e vendit pata paralajmëruar një iniciativë franceze për të zhbllokuar rrugëtimin tonë të integrimit për në BE duke ofruar një zgjidhje të pranueshme të kontestit tonë me Bullgarinë.
Asokohe këto deklarata, blloku politik opozitar i llogarisnin si propagandë politike, madje me përqeshje i cilësuan si diçka e pamundur, si halucinacion, përfshirë dhe disa nga mediat e vendit.
Tani këto deklarata u dëshmuan të vërteta, gjithë ai skepticizëm ra në ujë dhe ja ku jemi sot, një ditë para realizimit të ëndrrës sonë të eurointegrimit./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share