Marrëveshja e Ohrit është shembull për zgjidhjen e konflikteve në gjithë Evropën dhe shembull për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm BE – SHBA që të zgjidhet konflikti ndëretnik në vend – ka deklaruar Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, në Forumin Ekonomik në Shkup, në organizim të Forumit Ekonomik Delfi dhe Asociacionit grek të biznesit, raporton KlanM.
Nga ana tjetër, sipas Grubit, Marrëveshja e Prespës, anëtarësoi RMV-në në NATO, ka siguruar stabilitet dhe siguri, sic percjell KlanM, në koëra sfiduese kur ekziston agresioni rus në Ukrainë.
“Nga viti 2006 sundohej me frikë. Frikë nga Shqiptarët se do ta marrin shtetin dhe do ta çojnë diku tjetër, frikë nga Greqia se do ta marrin emrin kushtetues dhe historinë e Maqedonisë antike, frikë nga Bullgarët, nga Serbët, por u pa se e gjithë kjo frikë janë imponuar nga politikat e imponuara konzervative për të frikësuar popullin dhe të sundohet në bazë të asaj frike. Në asnjë moment nuk jeuam që vendi të ndryshojë përcaktimet strategjike. Ishim urë komunikimi edhe me Athinën edhe me Sofjen”
Lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, sic percjell KlanM, Grubi tha se shpreson që më 18 Mars të arrihet një marrëveshje në Shkup duke falënderuar miqtë nga BE-ja dhe SHBA-të për kontributin që të tejkalohet ky kontest që ndikon në gjithë rajonin.
“Do të doja që shembulli ynë me Marrëveshjen e Prespës dhe Ohrit të shërbejë si shembull, veçanërisht për autoritetet në Prishtinë dhe Beograd, që të tejkalohet kontesti dhe të rrumbullaksohet me njohjen e ndërsjelltë të pavarësisë midis Kosovës dhe Serbisë që do të ndikonte në stabilitetin e gjithë rajonit” – përcjell KlanM, deklaratën e Zv/Kreministrit të Parë, Artan Grubi, në Forumin Ekonomik në Shkup. /KlanMacedonia/