Grubi nga Tirana: Me dy projekte madhore lidhim vendet dhe qytetarët në Ballkanin Perendimor

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, sot në Tiranë ka nënshkruar “Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, sigurinë logjistike dhe efikasitetin e transportit të mallrave ndërmjet dy vendeve”.

“Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju përgëzoj për këtë iniciativë, për këtë investim që paraqet një dimension inovativ dhe modern në hapësirat tona. Ky projekt tejkalon përmasat e një projekti kombëtar, ai është i një rëndësie strategjike për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Grubi. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share