QENDËR HIBRIDE POLITIKO-EKONOMIKE KUNDËR BDI-së
Oligarkë, liderë dhe ish-liderë politik kanë krijuar një qendër hibride politiko-ekonomike kundër BDI-së. Kjo temë kohë më parë ishte diskutuar edhe në Këshillin e Përgjithshëm të integristëve, ku janë shfaqur shqetësime lidhur me krijimin e kësaj qendre hibride.
Zv/Kryeministri Grubi, në Klan Debat, ka deklaruar se këtyre njerëzve u pengon forca e BDI-së, me këtë edhe fuqia ekonomike dhe politike që kanë Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke përmendur me këtë rast Korridorin 8, “Rrugën e Arbërit” dhe faktorizimin e shqiptarëve.
“U bënë bashkë me një grup oligarkësh maqedonas, me një grup mediatik maqedonas, për ta larguar BDI-në, partnerët tjerë shqiptarë nga qeverisja, në mënyrë që të krijohet një qeveri monoetnike dhe të qeverisin pa shqiptarët. Do të thotë, nuk ishin më çështje Bullgarët, nuk ishte cështja nëse ndryshohet ose jo Kushtetuta, nuk ishte cështje gjuha, kultura apo cfarë do qoftë tjetër, problem kryesor paskan qenë shqiptarët sepse kanë shumë fuqi në qeverisje”, tha Grubi.
Duke marrë parasysh përshkrimin “oligarkë maqedonas dhe liderë të dikurshëm e aktual”, analistët kishin vlerësuar se deklarata aludon në të ashtuquajturin “Plani i Zaevit”, të publikuar një portalin “PlusInfo”, I cili në fund të vitit të kaluar I ishte prezantuar Kryeministrit Kovaçevski dhe disa anëtarëve të udhëheqësisë së ngushtë të LSDM-së.
Në mesin e shtatë pikave të këtij plani, parashihej, që pas zgjedhjeve në tetë vitet e ardhshme pushtetin në Maqedoninë e Veriut ta ndajnë VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja si dhe BDI-ja të eliminohet nga Qeveria./KlanMacedonia