Grubi në Klan Debat: Kthimi i Gruevskit – as në endërr!

PARTITË KUNDËR “FRONTIT EVROPIAN” NË FAVOR TË VMRO-DPMNE-së ANTI-EVROPIANE

Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, në Klan Debat, ka përgënjeshtruar akuzat se ndryshimet në Kodin Penal janë bërë për “pazare politike” që të sigurohen votat për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, ndryshimet nuk do të ndikojnë në aktakuzat që janë ngritur nga ish – Prokuroria Speciale.

“Në qoftë se bëni një analizë të këtyre dy neneve dhe Kodit Penal në tërësi, në të gjitha aktakuzat e PSP-së, ndërhyrjet janë minore, në veçanti tek rastet e ish kryeministrit Gruevski, i cili edhe vet e publikoi ditë më parë se shumë pak ka ndikim në rastet e tij” – deklaroi Grubi

Duke përmendur ish-Kryeministrin Gruevski, Grubi u shpreh i prerë se kthimi i tij në Maqedoninë e Veriut, është mision i pamundur.

“Nikolla Gruevski me këto ndryshime në Kodin Penal, as në ëndër nuk mund ta shoh kthimin në Maqedoninë e Veriut” – tha Grubi.

Grubi në Klan Debat, i prerë u shpreh edhe rreth dorëheqjeve të Ministrave të BDI-së në Qeveri. Për këtë duhet vetëm që VMRO-DPMNE-ja ta shtyp “butonin jeshil”.

‘Që nga i pari tek i fundit, brenda sekondës japin dorëheqje dhe tërhiqemi në momentin që VMRO-ja shtyp butonin e gjelbër për ndryshimet kushtetuese. Dhe, mund të shkojmë menjëherë në zgjedhje të parakohshme parlamentare apo mund t’i lëmë të qeverisin 6,7,8 muaj, sa të duan, deri në zgjedhjet e ardhshme që ta provojnë se e kanë për pushtet dhe për t’i larguar shqiptarët nga qeverisja” – deklaroi zv/kryeministri, Artan Grubi.

Zv/Kryeministri Grubi ka komentuar edhe krijimin e partive të reja shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, ftesa për Frontin Evropian, përveç ASH-së, nuk hasi në mirëkuptim tek partitë tjera shqiptare. Kjo, sipas tij, shkon në favorin e VMRO-DPMNE-së.

”U përça Besa, u përça Alternativa, u përça partia tjetër dhe u formuan tre apo katër parti si kundërpërgjigje e nismës unifikuese të zotit Ahmeti për Frontin Evropian, në mënyrë që t’i mundësohet kapacitet koalicionues partisë e cila është kundër Evropës, në këtë rast VMRO-DPMNE-së” – tha Grubi.

Ndryshe, Zv/Kryeministri i parë, Artan Grubi, ishte I ftuari i parë në sezonin e ri, të tretë me radhë të emisionit “Klan Debat” në Klan Maqedoni. Si zakonisht, çdo të hënë dhe të enjte, në këtë emision do të defilojnë personalitete të rëndësishme nga jeta politike, shoqërore e ekonomike të vendit si dhe bartës të funksioneve publike, që publikisht para opinionit dhe qytetarëve, të japin llogaridhënie për punën e tyre. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share