Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur gëzimin e tij për këtë ditë të rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve përmes koridorit 8-të.
Grubi në postimin e tij shkruan se “Në ditën e themelimit të NATOsë, po vëmë gurthemelin e korridorit të bashkimit që mundëson lidhje me autostradë prej 6 korsishë nga Kumanova e Shkupi, Tetova e Gostivari, Kërçova e Struga, deri në Tiranë, Durrës e Vlorë.”
Ai më tej shton se “Guxuam të ëndërrojmë dhe ja ku jemi, në prag të gurthemelit të projektit më të madh në historinë e shtetit. Kjo ditë do të mbahet mend dhe do të kujtohet si dita kur filluan të bijnë kufinjtë dhe nisi bashkimi, rajon pa kufi në një kontinent pa kufi.”