Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takime ka dhënë mbështetje për Korridorin 8 dhe 10D dhe se është takuar edhe me përfaqësuesit e “Bexhtel&Enka”.
Grubi tha se i ka ofruar opozitës që të jetë pjesë e projektit, ndërkaq shtoi se ky projekt dallon pasi qeveris e VMRO-së “ka hedhur miliarda” në stiropor dhe përmendore.
“VMRO-ja sot është bërë media, gazetar, ekspert, hetues, polic, prokuror dhe gjykatës. Të dashur të mi, hodhën një miliard në stiropor dhe përmendore, po ndërtojmë autostrada për të lidhur qytetarët tanë, qytetet tona, shtetet tona. Thanë se ka dallim, dhe me të vërtetë ka dallim”, tha Grubi.