Grubi: Korridori 8 dhe 10D – interesim nga kompani me renome botërore

Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për interesim të madh nga kompani ndërkombëtare me renome botërore për përzgjedhjen e konsulentit dhe mbikqyrësit të proјektit të ndërtimit të autostradave me konzorciumin Bechtel – Enka.

“Sot, tre aplikues për konsulent financiar të Qeverisë për realizimin e projektit të Korridorit 8 dhe 10-D kanë konkuruar në shpalljen e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetëtore: Bëhet fjalë për kompanitë Ingerop & Egis nga Franca, IRD & Eptisa & EuroKonsalting nga Italia dhe Hill & GIM nga SHBA-të” – ka shkruar Grubi në Facebook.

Në Mars të vitit 2021 Zv/Kryeministri Artan Grubi, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe Drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi nënshkruan me konzorciumin aerikano-turk “Behtel dhe Enka” Memorandumin për mirëkuptim dhe bashkëpunim për përpunimin e dokumentacionit projektues dhe ndërtimin e pjesëve të autostradave Tetovë – Gostivar – Bukojçanë dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë nga Korridori 8 si dhe pjesën e autostradës Prilep – Manastir të Korridorit 10D.

Korridori 8 paraqet një nga dhjetë korridoret panevropiane të trafikut dhe lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share