Grubi: Ali Ahmeti politikan unik, si ai nuk ka as në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në “Personale” në RTV Dukagjini duke folur për të arriturat e BDI-së dhe realizimin e premtimit historik për kryeministrin shqiptar, tha se brenda partisë është biseduar dhe planifikuar që në pozitën e kryeministrit të parë shqiptar të emrohet kreu i integristëve, Ali Ahmeti.

Por megjithatë Grubi thotë se Ahmeti nuk ka pranuar dhe ka deklaruar se është misionar dhe jo funskionar.

Grubi tha se politikan si Ali Ahmeti është e pamundur të gjindet në Maqedoni, po edhe në Kosovë e Shqipëri.

“Është figurë interesante që unë nuk kam hasur të tillë as në Kosovë e as Shqipëri, as që bëhet fjalë Maqedoni. Kur u munduam tja propozojmë idenë, na tha, jam misionar, jo funksionar. Është I vetmi person në politikën kombëtare që I bën të tjerët kryeministra, presidenta, zëvendës kryeministra etj, e asnjëher vetveten, një të tillë të dytë nuk ka. Kur i erdhi moment ta kurorëzojë historinë e tij, ai refuzoi dhe emroi Talat Xhaferin, po aq meritor, ish komandant, ish kryeparlamentar, deputet, ish ministër i mbrojtjes”, deklaroi Grubi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share