Grubi: Agjentët rus përmes “IGH-së”, tentuan të pamundësojnë ndërtimin e Korridorit 8-të

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në Euroneës Albania ka deklaruar se si koordinatorë i projektit për ndërtimin e Korridorit 8-të, ka parandaluar ndërhyrjen e një kompanie kroate të udhëhequr nga agjent të pengojnë ndërtimin e Korridorit që lidh RMV-në me Shqipërinë dhe Kosovën.

Grubi ka zbuluar se kompania “IGH” me seli në kroaci por me bord në të cilin bënin pjesë tre agjent rus, ka tentuar të përfshihet në tenderin për ndërtimin e Korridorit 8.

Ka zbuluar edhe se raporti gjerman ka nxjerrë në pah se në RMV ka shumë media dhe gazetarë që paguhen nga Rusia.

“Në RMV, ka mbi tre parti politike, prej të cilave njëra është parlamentare. Ka organizata jo-qeveritare. Raporti gjerman foli edhe për gazetarët që janë me pagesë nga Rusia. Më shqetësuesja për ne është ndëryhyrja ruse në pengimin e ndërtimit të Korridorit 8, përmes një kompanie kroate, e cila në bordrin e sajë kishte së paku tre agjend rus. Maqedonia ka filluar korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë, me këtë po bëjmë bashkimin e trekëndëshit, eleminohen kufijtë, për ta mbykqyrë këtë kishte aplikuar “IGH”, e cila ishte blerë nga oligark rus, e cila kishte aplikuar për mbikqyrje të Korridorit 8. Qëllimi ishte të pengohet ndërtimi i Korridorit 8 që është mbajtur në sirtarë mbi 32 vite.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share