Gruaja shtatzënë që u qëllua për vdekje te Gjinekologjia ishte 35-vjeçare

Sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një vrasje e rëndë para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtarja për Informim e Policisë , Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeçare”.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth viktimës, mirëpo jozyrtarisht Klankosova ka mësuar se tashmë e ndjera ka qenë shtatzënë dhe e shtrirë në klinikën e Gjinekologjisë. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share