Sulmuesi francez pëlqehet nga bardhezinjtë, që po kalojnë një moment të vështirë ketë sezon
Juventusi po ndjek me vëmendje çështjen Grisman midis Atletikos dhe Barcelonës. Nëse sulmuesi francez nuk blihet nga bardhekuqtë, klubi torinez është gati të ndërhyjë për ta blerë.
Juventusi po mendon për të blerë sulmuesin francez Antoin Grisman, nëse Atletiko Madridi nuk finalizon transferimin te Barcelona.
Lojtari 31-vjeçar, është i huazuar te “Los Kolçoneros”, ndërsa mes të dyja klubeve spanjolle ka pasur mosmarrëveshje sa i përket blerjes përfundimtare të tij.
Ndërsa klauzola e shitjes ka qenë 35 milionë Paund, për të shmangur kalimin e çështjes në gjykatë pritet që ajo të ulet në 22 mln Paund.
Në këtë mënyrë, trajneri Diego Simeone do të shmangë detyrimin për ta aktivizuar Grismanin vetëm në 30 minuta në një ndeshje, që të bëjë të mundur që ai mos të aktivizohet në 50% të takimeve.
Në këtë mënyrë, nuk hyn në fuqi klauzola për blerjen e tij.
Sipas “Gazzettadello Sport, “Zonja e Vjetër” po e ndjek me vëmendje situatën dhe është gati ta marrë lojtairn.
Sulmuesi ka realizuar deri tani 3 gola nga nisja e sezonit.
Bardhezinjtë duan të afrojnë lojtarë cilësorë, ndërsa po kalojnë një moment jo të mirë.
Nëse shkon në Serie A, francezi do të duhet që të pranojë ulje rroge.
Emra të jerë që po ndiqen nga Juvja janë edhe Marco Asensio dhe Christian Pulisic.
Klan News