Grevat dhe protestat paralizojnë Greqinë

Këtë të Mërkurë, e gjithë Greqia është paralizuar nga grevat dhe protestat punonjësve të transportit publik, por jo vetëm. Mijëra njerëz dolën në sheshin qendror për të protestuar për gjendjen e rëndë, në të cilën ndodhen hekurudhat greke, që çoi edhe në atë që konsiderohet si tragjedia më e rëndë hekurudhore në historinë e vendit, ajo e natës së 28 Shkurtit në Tempi ku humbën jetën 57 persona.

“Do të jemi këtu derisa gjërat të ndryshojnë dhe ne të shohim një të ardhme më të mirë për ne dhe fëmijët tanë”, thotë një student.

“Transporti publik është një kaos i vërtetë dhe ne jemi këtu për të kërkuar që gjërat të ndryshojnë”, shprehet një tjetër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Transporti hekurudhor në gjithë vendin nuk funksionon në pjesën më të madhe të kohës, që prej ditës së tragjedisë, në shenjë proteste nga punonjësit e sektorit të cilët ndihen të rrezikuar për jetën për shkak të incidenteve të shumta si pasojë e mungesës disa vjeçare të investimeve. Ministri i ri i Transportit Georgios Gerapetritis pasi vizitoi zonën e tragjedisë tha se sistemi hekurudhor ka një sëmundje kronike që sipas tij, do të nisë tashmë të shërohet.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share