Presioni sindikal për përmbushjen e kërkesave të tyre në kuadër të grevës së përgjithshme për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë për secilin punëtor që të futet ose me amendament ose përmes Marrëveshjes Kolektive, vazhdon edhe sot dhe atë me bllokimin e hyrjes së Shkupit në lagjen Autokomandë nga ora 7 deri në ora 10:00. Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) do të lejohen për qarkullim vetëm autoambulancat, policia, ushtria dhe zjarrfikëse. LSM sot po proteston me moton “Gjithçka të ndaloj që punëtori të mbijetojë”
Greva në sektorin publik erdhi si rrjedhoj e mos ndarjes së mjeteve me ribalancin e buxhetit e cila siç thonë nga sindikata ishte premtuar gjatë negociatave me zyrtarë të qeverisë. Greva filloi disa ditë më parë para Qeverisë, MInistrisë së Financave dhe para Kuvendit ndërsa sot është spostuar në një nga hyrjet kryesore të Qytetit të Shkupit në lagjen Autokomandë. Sindikata po proteston duke dashur t’u kujtojë deputetëve që të pranojnë amendamentin me të cilin kërkohet që në ribalancin e Buxhetit të ndahen mjete për rritjen lineare të pagave./KLanMacedonia/