Qeveria rrit pagat e pensionet, Mitsotakis: Na pret një dimër i vështirë
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi rritjen e pensioneve dhe pagave ndërsa paralajmëroi qytetarët që të përgatiten për një dimër të vështirë.
“Moska dëshiron ta kthejë pasigurinë energjetike në paqëndrueshmëri politike evropiane. E di që shoqëria tashmë ka frikë nga një periudhë ku çmimet do të ndikojnë në të ardhurat tona. Ne duhet të përgatitemi për një dimër shumë të vështirë”.
Qeveria greke ka shpenzuar më shumë se tetë miliardë euro në subvencione të faturave të energjisë që nga viti i kaluar për familjet për t’u përballur me çmimet në rritje të energjisë që kanë rritur inflacionin në 11.4%, nivelin më të lartë të tij në gati tre dekada.
“Më vjen mirë që edhe pse me vonesë, Brukseli po tregon se po kalon në ritmin e propozimeve të Greqisë. Sepse në nivel kombëtar, ajo që mund t’ju siguroj është se ndërhyrjet tona do të jenë të vazhdueshme”.
Ai gjithashtu premtoi ndihma të mëtejshme për fermerët, bizneset, të papunët, studentët, personat me të ardhura të ulëta si dhe grupe të tjera vulnerabël.
E ndihmuar nga rritja e të ardhurave më të mira se sa pritej nga turizmi këtë vit, qeveria ka vendosur të përdorë çdo hapësirë shtesë fiskale për të vazhduar financimin e subvencioneve të faturave të energjisë elektrike.
Qeveria e tij do të heqë gjithashtu të ashtuquajturën taksë solidariteti ndaj punonjësve të sektorit privat dhe publik, një trashëgimi e krizës shumëvjeçare të borxhit të Greqisë.
Tv Klan