Greqia përfshihet nga i nxehti ekstrem/ Temperatura rekord në Turqi dhe Qipro

GREQIA PËRFSHIHET NGA I NXEHTI EKSTREM

Një valë e të nxehtit ekstrem ka përfshirë një pjesë të madhe të Greqisë me temperatura deri në 43 gradë Celsius. Autoritetet kanë mbyllur Akropolin , shkollat dhe kopshtet. Ndërkaq edhe Turqia dhe Qipro kanë rregjistruar temperatura rekord.

I nxehti ekstrem me temperatura rekord detyroi autoritetet në Greqi të mbyllin monumentin turistik Akropolin .

Temperaturat arritën në 43 gradë Celsius në disa qytete , një vale e të nxehtit e ardhur nga pjesa veriore e Afrikës. Akropoli do qëndrojë i mbyllur nga ora 12 deri në orën 17:00. Autoritetet kanë vendosur në terren edhe ambulanca dhe zjarrëfikëset.

Gjithashtu edhe shkollat, kopshtet janë mbyllur për dy ditë , ndërsa fëmijëve, të moshuarëve si dhe ata me sëmundje kronike u është bërë thirrje që të mos dalin nga shtëpia në orët e pikut.

Greqia është një nga vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike. Vitin e kaluar, rritja e temperaturave nxiti zjarre vdekjeprurëse dhe shirat shkaktuan disa nga përmbytjet më të këqija të regjistruara, të cilat dëmtuan të mbjellat. Pas zjarreve shkatërruese të vitit të kaluar, duke përfshirë në ishullin Rodos që shkaktoi evakuimin më të madh, Greqia ka rritur përgatitjet duke punësuar më shumë staf.

Ndërkaq edhe Turqia është goditur nga një valë masive e të nxehtit, me temperatura 8 deri në 12 gradë mbi normat. Vala e të nxehtit pritet të godasë më së shumti detin Egje ndërsa alarmi është ngritur pasi rritja e temperaturave ka shkaktuar edhe zjarre.

Gjithashtu i nxehti ka përfshirë edhe Qipron ku temperatura arriti kulmin deri në 48 gradë Celsius. Një zjarr i madh shpërtheu në lagjen Paphos të Qipros, në lindje të komunitetit Yiolou. Tre fshatra janë evakuuar, ndërsa të tjerë janë vënë në gatishmëri të lartë. Presidenti i Qipros Nikos Christodoulides ka kërkuar ndihmë nga Jordania për të shuar zjarret./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share