Greqia paralajmëron Turqinë në Strasburg

Mitsotakis i përmend Erdoganit marrëveshjet detare me Italinë dhe Egjiptin

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të ashpër Turqisë duke folur para eurodeputeteve në seancën plenare të Parlamentit Europian.

Greqia nuk do të tolerojë vënien në dyshim të sovranitetit të saj kombëtar. Ne i mbajmë dyert e mbyllura për kërcënimet, por edhe dritaret e hapura për kontakte paqësore”. 

Kreu i qeverisë greke iu referua si arritje të diplomacisë helene marrëveshjet me kufirin detar me Italinë dhe Egjiptin.

“Mosmarrëveshjet zgjidhen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe jo me ngacmime. Diplomacia jonë nënshkroi demarkacionin e zonave ekonomike detare me Italinë dhe Egjiptin, një marrëveshje të mbrojtjes me Francën dhe SHBA-në”.

Sipas Mitsotakis Greqia e vitit 2022 nuk ka asnjë lidhje me atë të vitin 2015 nën recesionin ekonomik.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share