KRIZA ENERGJITIKE KA GODITUR INDUSTRINE E QUMESHTIT NE SHTETIN FQINJ
Industria e përpunimit të qumështit në Greqi është goditur nga kriza energjitike.Si rezultat vihet re një mungesë dhe rritje e cmimeve për të gjitha llojet e qumështit.
Kriza energjitike e cila ka përfshirë shumë vende evropiane po prek sektorë të rëndësishëm të ekonomisë.Në Greqi industria e përpunimit të qumështit po goditet rëndë si pasojë e kësaj krize.
E sikur të mos mjaftonte kjo fermerët po përballen edhe me rritje të cmimit të ushqimeve për bagëtinë. Ata ankohen se kopetë e tyre nuk po ushqehen mire dhe të gjendur në këto rrethana shumë prej tyre po preferojnë t’i therin kafshët në vend që t’i mbajnë ato për të prodhuar qumësht.
Drejtuesit e industrisë së qumështit, bëjnë me dije se fermerët kanë prodhur 4-5% më pak qumësht krahasuar me vitet e kaluara.Dhe këtë e vërtetojnë edhe statistikat zyrtare për gjysmën e parë të këtij viti .
Gjatë kësaj periudhe janë dorëzuar 331,730 ton qumësht lope, nga 346,504 tonë që ishte gjysmën e parë të 2021, pra një rënie prej 4,26%.
Shkurtime të ngjashme vërehen edhe në llojet e tjera të qumështit. Dërgesat e qumështit të deles kanë rënë në 517,840 tonë nga 527,784, që ishte vitin e kaluar pra një rënie prej 1,88%, ndërsa dërgesat e qumështit të dhisë ranë me 5,62%, nga 120,380 ton në gjysmën e parë të 2013,60./klanNews
SASIA E QUMESHTIT VITI 2021 VITI 2022
QUMESHT LOPE 346,504 tone 331,730 ton
QUMESHT DELE 527,784 tone 517,840 tone
QUMESHT DHIE 120,380 tone 2013,60 tone
Mungesa por edhe rritja e kostove kanë rritur çmimet e prodhimit cka ka shkaktuar edhe rritjen e çmimit të prodhimit për të gjitha llojet e qumshtit.
Vecanërisht çmimet e prodhimit të qumështit të deleve dhe dhisë janë në nivelet më të larta historike.Të gjendur në këto kushte disa prodhues i kanë vënë celsin fabrikave të të tyre e kjo është reflektuar edhe tek shifrat që paraqesin atoritetet atje.
CMIMI I QUMSHTIT VITI 2021 VITI 2022
QUMESHT LOPE 0,38 € per liter 0,51 € per liter
QUMESHT DELE 0,93 € per liter 1,21 € per liter
QUMESHT DHIE 0,56 € per liter 0,58 € per liter
Nga 2,160 që ishte nurmi i prodhuesve të qumshtit vitin e kaluar ai ka rënë në 2,000 në fillim të këtij viti .