Greqia në grevë të përgjithshme

Sindikatat kërkojnë rritje të pagave dhe mbulim të kostove të krizës energjetike

Greqia u perfshi nga nje greve e pergjithshme 24 oreshe e organizuar nga sindikatat ku kerkohej nga qeveria e Mitsotakis rritja e pages minimale dhe mbulimi i kostove nga rritja e cmimeve.

Mijera vetë kanë marshuar nëper rrugët e qyteteve kryesore greke Athinë – Selanik ne nje greve kombtare 24-orëshe e organizuar nga sindikatatat kryesore te sektorit privat dhe publik ne vend.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Protestuesit u përleshën me policinë jashtë parlamentit në Athinë gjatë demonstratës popullore kunder kostove në rritje si dhe çmimeve te larta te energjisë. Policia helene hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup protestuesish që gjuajten fillimisht me gure e me pas hodhen bomba molotov dhe shishe me benzinë ndaj focave te rendit që ruanin ndërtesën. Mijëra punëtorë dhe pensionistë, u bashkuan me turmen. Protesta ishte pjesë e një greve 24-orëshe të thirrur nga sindikatat më të mëdha të vendit për të kërkuar rritje të pagave për të luftuar inflacionin, në nivelin më të lartë 30-vjeçar në Greqi.

Çmimet e larta të energjisë dhe rritja e kostove të jetesës kanë shkaktuar greva dhe protesta në të gjithë Evropën, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Spanjën.

Tragetet mbeten të ankoruara në portet qe lidhin ishujt me Athinen dhe mes tyre duke lënë udhëtarët të bllokuar, pasi ekuipazhet e anijeve morën pjesë në daljen 24-orëshe. Transporti publik, metrotë, taksitë dhe autobusët ne Athine pezulluan shërbimet ndërsa qytetarët morën automjetet e tyre duke shkaktuar trafik te dendur neper rrugë. Qeveria e Mitsotakis e ka rritur pagën minimale, në rreth 713 euro në muaj, dy herë që nga muaji janar.

Kryeministri grek është zotuar ta rrisë pagën minimale përsëri në vitin 2023, duke premtuar rritje të pensioneve për të zbutur goditjen e krizën aktuale. Qeveria greke ka shpenzuar mbi 9 miliardë euro që nga muaji shtatori 2021 për subvencionet e cmimeve te energjisë si dhe ka nderrmarre masa të tjera për të lehtësuar barrën e rritjes së kostove të energjisë dhe karburantit për fermerët, familjet dhe bizneset.

Sindikatat greke kërkojnë një rritje të konsiderueshme të pagës minimale si dhe rivendosjen e ligjeve të punës të shfuqizuara gjatë viteve te fundit. Udhëtarët u këshilluan të kontaktojnë edhe linjat ajrore per shkak te problemeve neper aeroporte.

Sipas sindikalisteve kostoja më e larte e energjisë, cmimet ne rritje te karburantit dhe mallrave bazë po redukton vleren e pagave te punëtorëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share