Greqia konfirmoi rastin e parë me Linë e Majmunit mbrëmjen e së mërkurës. Sipas Agjencisë Kombëtare të Shëndetit Publik bëhet fjalë për një burrë që së fundmi ka udhëtuar drejt Portugalisë. Pacienti ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.
Edhe pse testi fillestar i kryer në Laboratorin Qendror të Shëndetit Publik rezultoi pozitiv, mostrat u dërguan në Laboratorin e Mikrobiologjisë të Shkollës së Mjekësisë për konfirmimin.
“Sipas të dhënave epidemiologjike deri më tani, rreziku për popullatën e përgjithshme mbetet ende i ulët, pasi sëmundja është zakonisht e lehtë dhe karakterizohet nga transmetueshmëria relativisht e ulët”.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më 7 qershor janë regjistruar gjithsej 577 raste të lisë në 18 vende europiane, si dhe 437 raste në 10 vende jashtë Europës.
Klan News