Greqia dhe Turqia kërkime të reja për naftë e gaz

Në Mesdheun lindor priten tensione të reja

Sipas burimeve qeveritare greke në ditët në vijim do të lëshohet teleksi i ri lundrues Navtex me koordinatat e reja në brigjet e Kretës. Fusha e kërkimit nga gjigandi amerikan i energjisë ExxonMobil do të shtrihet më tej nga koordinatat e mëparshme në jug të brigjeve të ishullit të Egjeut.

Kërkesa për zgjerimin e zonës së kërkimit iu dorëzua nga amerikanet e ExxonMobil Kompanisë Greke të Menaxhimit të Hidrokarbureve dhe Burimeve të Energjisë (EDEYEP).

Kompania amerikane ExxonMobil tani po kërkon të kryejë studime sizmike në një zonë prej 11,000 kilometrash në periudhën dimërore 2022-2023, kundrejt një objektivi origjinal prej 6,500 kilometrash.

Kompania amerikane po kërkon mënyra për të përshpejtuar procesin eksplorues në mënyrë që të kenë një pamje më të qartë të çdo depozite të mundshme dhe ndoshta të fillojnë shpimet eksploruese përpara vitit 2025, sipas afatit kohor aktual. Ndërkaq edhe Ankaraja ka njoftuar për shpime të reja në ditët në vijim në Mesdheun Lindor me anijen e shpim kërkimit Abdulhamid Han.

Anija turke do të skanojë zonën e quajtur Atdheu Blu në zona te mëdha të Mesdheut Lindor në rajone të pretenduara nga ana e Greqisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Ndërsa shumica e analistëve nuk përjashtojnë mundësinë që anija Abdulhamid Han të shkojë drejt zonave brenda zonës ekskluzive ekonomike të Libisë, ku janë kryer studime sizmike në të kaluarën.

Në të njëjtën kohë, nuk përjashtohet mundësia që ajo të zhvillojë kërkime brenda Zonës Ekskluzive Ekonomike detare qipriote.

Turqia kishte shmangur kërkimet në zonat detare që mund të shkaktonin tensione në Mesdheun Lindor por u vu në lëvizje pas marrëveshjes së re mes Greqisë dhe Egjiptit për zonat e kërkim-shpëtimit, me zgjerimin e ujërave territoriale greke në 12 milje detare.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share