560 THIRRJE PËR NDIHMË, 540 NGA SELANIKU
Mbrëmë gjatë natës, shumë pjesë të Greqisë Veriore ishin përfshirë nga moti i lig me shira të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje. Sipas mediave greke, përmes numrit të urgjencës 112 ishin dërguar mesazhe që të shmangen lëvizjet e panevojshme.
Shiu I rrëmbyeshëm ka shkaktuar probleme serioze në Selanik ku janë përmbytur rrugë por edhe shitore. Nga shërbimi zjaffrikës grek kanë thënë se deri sot në mëngjes kanë marrë 560 thirrje për ndihmë, 540 kanë qenë nga Selaniku.
Përmes numri të urgjencës 112, qytetarëve të rajonit në Selanik, Larisa, Halkidiki dhe Pierija, Imatia dhe Magnisija, u janë dërguar paralajmërime për paraqitje të rrezikshme të motit në 24 orët e ardhshme duke u kërkuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme. /KlanMacedonia/