Ceremonia drejtohet nga kleri ortodoks
Të mbledhur rreth Kryepeshkopit Jeronimos dhe klerit ortodoks, 300 deputetët e rinj të Greqisë, që fituan mandatet në zgjedhjet e parakohshme të 25 Qershorit, bënë betimin mesditën e kësaj të hëne.
Në dallim nga vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian, betimin e bënë duke ngritur jo pëllëmbën e djathtë, por me tri gishtërinj të mbledhur siç ndodh kur besimtarët e krishterë bëjnë kryqin.
Veçmas bënë betimin këta 4 deputetë të besimit islam, 2 nga SYRIZA e 2 nga PASOK-ut, të cilët u betuan me dorën në Kuran.
Seancën e parë e drejtoi deputeti më i moshuar Nikita Kaklamanis i Demokracisë së Re. Të martën, zgjidhet kryetari i ri. Do të ketë edhe nënkryetarë po aq sa çka edhe grupe parlamentare.
Partia e Mitsotakis ka sërish një shumicë të konsoliduar prej 158 deputetësh, 7 më shumë se numri i nevojshëm për fomimin e qeverisë së re.
Tv Klan