Greqi: Mbytet në pishinë 3-vjeçari shqiptar, babai ishte duke punuar

Një djalë tre vjeçar, shqiptar, është mbytur në një pishinë në fshatin Pazinos të Akrotirit, në Greqi.

Fëmija, sipas informacioneve, ndodhej pranë pishinës me të atin me origjinë shqiptare, i cili po punonte. Në rrethana ende të paqarta, fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, ka rënë në pishinë dhe është nxjerrë pa ndjenja pak kohë më vonë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka gjetur vogëlushin në gjendje kome. Me gjithë përpjekjet e ekipeve të shpëtimi dhe mjekëve të spitalit të Chanias ku u transferua, ai ndërroi jetë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share