Greqi: Larje hesapesh, masakër me 6 të vrarë

Mediat: Dyshohen se janë shtetas turq me letërnjoftime franceze

 6 viktimat e masakrës në lindje të Athinës mund të jenë shtetas turq. Mediat greke bëjnë me dije se shkak për ekzekutimin e tyre mund të jetë bërë prishja e pazareve të drogës, ndërsa po vëzhgohen kamerat e sigurisë për kapjen e ekzekutorëve

Një masakër e vërtetë ndodhi pasditen e së hënës në rajonin e Lucës pranë Athinës.

6 persona mbetën të vrarë në një ekzekutim mafioz rreth orës 18:30, në një vend relativisht të shkretë , në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos.

Pesë nga gjashtë viktimat u gjetën në makinën tip Ford me targa gjermane me ngjyrë  blu. Viktima e gjashtë, që dyshohet të jetë shoferi, është gjetur i vdekur jashtë mjetit.

Policia që u lajmërua nga banorët e zonës aty pranë dyshojnë se shoferi mund të jetë goditur ose duke u përpjekur të arratiset ose ka qenë jashtë automjetit në momentin e sulmit fatal.

“Isha në shtëpi duke punuar me kompjuter, kur dëgjova një të shtënë. Ishin të shtëna të vazhdueshme. Mendova mos është ndonjë pagëzim ose dasmë, por të hënën këto sikur nuk ndodhin. Zhurma ndaloi për një cast dhe vijoi sërish. Thashë dicka po ndodh. Në të njëjtën kohë, pashë në televizor se në Artemisa ka të shtëna dhe mendova se dikush mund të jetë vrarë. Isha i shqetësuar mos ishte ndonjë fqinj. Dola nga rruga e poshtme dhe pashë makinën. Dëgjova 10-15 të shtëna dhe më pas 6-7 të tjera” tha një banor i zonës.

Besohet se sulmuesit fillimisht hapën zjarr nga pjesa e përparme e automjetit të viktimave, pasi në xhamin e përparmë të makinës duken shenjat e plumbave.

Policia bën me dije se në këtë ekzekutim nuk u përdorën armë ushtarake të tipit kallashnikov, por pistoleta të kalibrit 9 mm. Në vendngjarje u grumbulluan më shumë se 25 gëzhoja. Është ende e paqartë nëse ka qenë shkëmbin zjarri apo ekzekutim gjakftohtë, për shkak të agresvitetit të sulmit.

I cuditshëm është për policinë fakti se viktimave nuk u janë gjetur armë.

Fillimisht mediat greke thanë se 6 viktimat ishn shqiptarë, por më pas u tha se ata ishin shtetas turq me letërnjoftime franceze

Policia greke kërkoi ndihmën e Interpolit për identifikimin e viktimave, ndërsa në një vështrim të parë, asnjë prej viktimave nuk duket të jetë  skeduar nga drejtësia greke, sipas mediave vendase.

Deri më tani dyshohet se motiv i ngjarjes së rëndë mund të jetë prishja e pazareve të drogës.

Grupi hetimor po vëzhgon të gjitha pamjet e kamerave të rrugës për të parë itinerarin e makiës së viktimave dhe mjetit të ekzekutorëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share