Mitsotakis u zotua se do të bashkëpunojë me krerët e bashkive që nuk u fituan prej tij
Disfatë e rëndë për partinë e kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvilluan ditën e dielë partia në pushtet ka humbur bashkitë e Athinës dhe Selanikut, dy më të mëdhatë e vendit.
Fituesi i bashkisë së Athinës është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK.
Ai ka marrë rreth 55.9% të votave kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së Re”. Në Selanik, fitues me 67% të votave u shpall, Stelios Angeloudis, që kandidoi si i pavarur, por i mbështetur nga PASOK. Ai mundi Konstantinos Zervas, të mbështetur nga qeveria.
Pas këtyre rezultateve, kryeministri Mitsotakis pranoi disfatën dhe u shpreh se qeveria e tij do të bashkëpunojë dhe me krerët e bashkive që nuk u fituan prej tij.
Klan News