Greqi: 21-vjeçarja e arrestuar e bija e një politikani nga RMV-ja

TRE SHTETAS TË RMV-së AKUZOHEN PËR TREGTI ME LËNDË NARKOTIKE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Tre shtetas të RMV-së, mes tyre edhe një 21-vjecare, të Mërkurën ishin arrestuar në ishullin grek Mikonos, nën akuzë për tregti me drogë.

Policia greke ka njoftuar se pas hetimeve është shkatëruar një “bërthamë e shtetasve të huaj që në mënyrë sistematike kanë bërë tregti të jashtëligjshme me drogë në Mikonos”, kurse janë konfiskuar 437 tableta ekstazi, 219 gram kokain, 270 gram metamfetamin dhe 155 gram kanabis.

Mediat greke njoftojnë se 21 vjecarja e arrestuar, për të cilën thuhet se është influencere me shumë ndjekës nëpër rrjetet sociale, është e bija e një politikani nga Maqedonia e Veriut.

Përvec tre shtetasve të Maqedonisë së Veriut është arrestuar edhe një Di-Xhej nga Libani, për të cilët thuhet se një kohë të gjatë janë ndjekur nga policia greke. /KlanMacedoniA/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share