Gratë më të prekura nga çrregullimet e tiroides

Specialistët: Ndikim negative radioaktiviteti dhe uji i kontaminuar

Edhe pse problemet në gjëndrën tiroide ndeshen më shumë tek mosha e tretë, nuk përjashtohen as fëmijët. Nga ana tjetër mjekët endokrinologë theksojnë se më të prekura janë gratë.

“Sëmundjet e tiroides janë kryesisht të moshës së tretë, pra janë sëmundje të pleqërisë të themi. Nuk bëjnë përjashtim ndoshta dhe moshat e vogla, fëmijët. Gratë janë më të prekura nga sëmundjet e tiroides sepse janë të lidhura me probleme auto-imune dhe për shkak të disa disbalancave hormonale në momente të caktuara të ciklit.’

Specialistët shprehen se janë shtuar edhe sëmundjet tumorale të tiroides.

“Sëmundjet tumorale të gjëndrës tiroide, mbase dhe kanceri ka njohur një rritje jashtëzakonisht të madhe në raport me tre dekada më parë. Shumica e sëmundjeve që bëjnë aritmi në zemër, i kanë në 40, 50% të rasteve nga tiroidja.”

Por, çfarë ndodh kur pacientët kanë çrregullime të tiroides?

“Nëse kanë hipotirozë apo prodhim të pakët të hormoneve të tiroides, përgjithësisht këto janë tipa të frenuar, të lodhur, të mërzitur përgjithësisht, shtojnë shumë në peshë, bëhen depresivë, janë melankolikë. Personat që kanë tepricë të jodit, të hormoneve të tiroides janë tipa super aktivë, me energji pafund, që flenë pak, që mendojnë shpejt e që flasin shpejt.”

Ndikim negativ tek tiroidja sipas specialistëve kanë elementët radioaktivë, uji i kontaminuar, por edhe gjenetika e pacientit.

“Tiroidja është e afektuar dhe prej rrezeve X, uji përshembull që mund të jetë i kontaminuar. Rrisku për të patur sëmundje është më i lartë në familjet që kanë pasur precendentë të mëparshëm të tiroides.”

Mjekët endokrinologë rekomandojnë për pacientët që ndeshin çrregullime të tiroides duhet me patjetër të kryejnë vizita minimalisht 1 herë në vit, për kapjen e problemit në fazë fillestare.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share