Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka ka shfaqur nervozizmin e tij pas humbjes 2-0 nga Danimarka në ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në Kopenhagë përfundoi me Zvicrën me dy lojtarë më pak në fushë. Nico Elvedi u përjashtua në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Xhaka mori kartonin e dytë të verdhë afër fundit të ndeshjes, gjë që do ta lërë jashtë ndeshjes së ardhshme kundër Spanjës.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane u ndje i zhgënjyer me sjelljen e lojtarëve danezë dhe ndau mendimet e tij pas ndeshjes.

“Vitet e fundit jam bërë më i qetë. Por, kur një lojë është aq e padrejtë sa ishte dje, emocionohem shumë. Në futboll fjala respekt është në fakt shumë e rëndësishme. Por ajo që treguan lojtarët danezë nuk ka të bëjë me respektin”, ka thënë Xhaka.

“Gjithashtu e di se nuk duhet të ndodhë (të marrë karton të kuq). Por fatkeqësisht ka momente kur humbet veten. Është e hidhur për mua dhe është e hidhur për ekipin. Nuk duhej të ndodhte. Por ndodhi dhe tani duhet të shohim përpara”, ka deklaruar Xhaka, duke u shprehur gjithashtu i pakënaqur me referimin”, ka shtuar më tej mesfushori me prejardhje nga Prishtina. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu

Allegri pret Lukaku

Trajneri Livornez vlerëson Vlahovicc, por Juve e Chelsea punojnë për transferimin e belgut Juventus dhe Chelsea vazhdojnë që…
Më tepër
Total
0
Share