Allegri pret Lukaku

Trajneri Livornez vlerëson Vlahovicc, por Juve e Chelsea punojnë për transferimin e belgut

Juventus dhe Chelsea vazhdojnë që të punojnë për shkëmbimin Vlahovic-Lukaku, megjithatë rruga drejt një marrëveshjeje duket ende e gjatë.

Në të tillë situatë edhe Maks Alegri nuk mendon shumë për belgun, por është i përqëndëruar tek ajo që mund të marrë nga sulmuesi serb.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tekniku italian nuk i kursen fjalët e mira për 23-vjeçarin, që nga ana e tij në SHBA i shprehu dashurinë e tij klubit torinez.

Bardhezintjë dhe blutë po përpiqen që të gjejnë në akord dhe pengesa nuk është teknike, duke qenë se si Alegri ashtu edhe Pochettino janë të bindur për shkëmbimin, por më shumë ekonomike.

Anglezët duan që të shtojnë edhe 20 milionë euro nga ky transferim, ndërsa “Zonja e Vjetër” kërkon 40 milion Euro.

Palët janë duke diskutuar, ndërkohë që sipas Sportmediaset, akordi mund të arrihet për rreth 30 milion Euro.

Kjo do të thotë se 10 milion Euro ndajnë Çelsin dhe Juven nga akordi dhe që të bëjnë të mundur që Vlahovic të fluturojë në Angli dhe Lukaku të rikthehet në Serie A.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share