Granit Xhaka, kthehet në Stadiumin “Emirates” për herë të parë pas largimit për te Leverkusen

Granit Xhaka, lojtari me origjinë shqiptare nga Kosova, do të kthehet në stadiumin “Emirates” në Londër për herë të parë që kur u largua për te Leverkusen. Klubi anglez njofton se kampionia e Gjermanisë do të marrë pjesë në “Kupën Emirates” në Londër dhe do të ndeshet me Arsenalin, ashtu siç do të bëjë edhe Lion i Francës.

Në ekip do të jetë Xhaka, njëri nga më të mirët e sezonit të kaluar, kur “Aspirinat” fituan titullin në Bundesliga për herë të parë në histori, po ashtu Kupën e Gjermanisë, ndërsa humbën finalen e Europa League ndaj “Bergamaskëve”, të Atalanta. Pavarësisht se nuk fitoi ndonjë titull me Arsenalin gjatë shtatë viteve, Xhaka pati një paraqitje fantastike në sezonin e fundit në Angli, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 7 asistë në të gjitha ndeshjet e kampionatit, përveç një të vetme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share