Fatjon Jusufi nga Struga TL i bashkangjitet KF Gostivarit

Ish futbollisti i Renovës, Shkupit, Shirak dhe Partizanit, Fatjon Jusufi karrierën e tij si futbollist profesional do ta vazhdojë te skuadra e KF Gostivari. Fatjon Jusufi me drejtuesit e Gostivarit ka firmosur kontratë 1 vjeçare.

Pas arritjes së marrëveshjes me ekipin e Gostivarit ekluzivisht për KlanMaqedoni, deklaroi

Gostivari është ekip i ri këtë edicion, por që ka ambiciet e veta dhe ka projektin e vet për të aritur suksese dhe për tu ngjitur dal ngadale në pjesën e sipërme të tabelës, normalisht kërkohet shumë punë dhe përkushtim për ti përmbushur objektivat gjë për të cilën do të jap më të mirën nga vetja”, deklaroi futbollisti Fatjon Jusufi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fatjon Jusufi sezonin 2022/2023 ishte pjesë e Struga Trim Lum me të cilët u shpall kampion dhe gjithashtu luajtën edhe në finale të Kupës, ku pikërisht ky  futbollist  ishte  autor I golit të barazimit.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share