Granit Xhaka dhe Rice, dy lojtarët që kanë vrapuar më së shumti në Euro 2024

Tashmë kemi arritur në fazën gjysmëfinale të Euro 2024, ku do të kemi ndeshje tejet interesante gjatë javës së ardhshme (me 9 dhe 10 korrik).

Zvicra u eliminua mbrëmë nga Anglia, por emri i Granit Xhakës vazhdon të qëndroj në statistikat më të mira të publikuara nga UEFA, shkruan Indeksonline

Mesfushori shqiptar është i dyti që ka vrapuar më së shumti në pesë ndeshje në Euro 2024, me 62 kilometra gjithsej.

I pari është mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Declan Rice – i cili ka vrapuar 63.9 kilometra gjithsej në pesë ndeshje.

Listën me top-3 e mbyll mbrojtësi i krahut te Gjermania, Joshua Kimmich – me 61 kilometra./Indeksonline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share